Çfarë është Hepatiti C?

Hepatiti C është një infeksion kronik i mëlçisë, i shkaktuar nga një virus. Sëmundja zhvillohet përgjatë shumë viteve e dekadave dhe me kalimin e kohës shkakton cirrozën e mëlçisë ose kancerin e mëlçisë. Nga Hepatiti C mund të shkaktohen edhe sëmundje të tjera jashtë mëlçisë siç është diabeti ose sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut në zemër. 200 njerëz vdesin çdo vit në Zvicër nga Hepatiti C, aq sa vdesin në aksidente trafiku, e pesë herë më shumë sesa nga sëmundja e sidës HIV/AIDS.

Rrugët e infektimit me Hepatitin C

  • Transmetimi nga gjaku në gjak, produkte gjaku të dializës para vitit 1990
  • I.V. Përdorimi i drogës, shkëmbimi i injeksioneve ose gjilpërave, thithja nga i njëjti tubth
  • Higjiena e pamjaftueshme gjatë bërjes së tatuazheve dhe piercing-ut
  • Trajtimet dentare ose operacione para vitit 1990 dhe / ose me sterilizim të pamjaftueshëm (të pajisjeve mjekësore)
  • Marrëdhëniet seksuale ndërmjet meshkujve

 

Simptomat e Hepatitit C

  • Lodhje e vazhdueshme
  • Shtrëngim ose dhembje në pjesën e sipërme të barkut
  • Të përziera (ë vjella) pas pirjes së alkoolit ose pas ushqimeve të yndyrshme
  • Dhimbje të kyçeve dhe të gjymtyrëve
  • Depresione, vështirësi për t’u përqendruar

Ka disa vite që Hepatiti C është i shërueshme pa efekte të rënda anësore.
Bëni testin tek mjeku juaj i shtëpisë ose këtu!

Anëtarët e shoqatës SHCV (Schweizerische Hepatitis C Vereinigung) kanë vetë përvojë me Hepatitin C dhe mund t’iu ndihmojnë të prekurve nga sëmundja. Na shkruani ose na telefononi: info@hepc.ch / 077 467 35 71

supported by